Si në vitet e fundit, Real Madridi rikthehet me formë fantastike pak para Ligës së Kampionëve
Fillimi i 2019-ës ishte i vështirë për Real Madridin, por ata janë përmirësuar shumë javëve të fundit
Me shkurtin që fillon nga kjo javë, Liga e Kampionëve është shumë afër për t’u kthyer dhe Los Blancos janë kthyer në formë përsëri, në kohë për ta mbrojtur titullin e tyre.
Ndeshja e parë kundër Ajaxit do të zhvillohet më 13 shkurt dhe ata tashmë besojnë se nëse luajnë siç luajtën kundër Espanyol-it këtë të diele, apo si kundër Gironas apo Sevillas, ata tashmë janë kthyer në lojë, transmeton Express.

Karim Bezema është duke luajtur më së miri në karrierën e tij, derisa Luka Modric, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos po ashtu kanë ndeshjet më të mira në La Liga dhe Kupë të Mbretit në këtë fillim vit.
Toni Kroos dhe Gareth Bale janë kthyer nga lëndimet po ashtu, që është edhe një tjetër frymëzim për skuadrën nga kryeqyteti.
A do të kthehet ashtu si tri vitet e fundit pikërisht në këtë kohë Real Madridi, kjo mbetet të shihet./Periskopi/



