Si po shqelmohen yjet e dikurshëm të estradës? (Foto)

Si po shqelmohen yjet e dikurshëm të estradës? (Foto)

Era Istrefi

2_1482779571-8227635

U bë simbol i suksesit dhe zbehu suksesin e shumë këngëtareve në vend. Secila nga koleget e saj do të donte të ishte në vendin e Erës, e cila ka nënshkruar kontratë me kompaninë “SonyMusic” për albumin e saj të ardhshëm, që po punohet nga producenti Big Bang.Performancat e saj në vende të ndryshme të botës, por edhe jehona e këngës “Bon Bon” në të gjitha televizionet dhe radiot ndërkombëtare, janë garancë e një karriere prej ylli botëror, shkruan “Kosovarja”. Era, i ka lënë prapa të gjitha, edhe motrën e saj Noren.

Butrint Imeri

Është versioni shqiptar i Justin Bieber, një djalosh që ka bërë për vete adoleshentet. Ai është tejet produktiv në sjelljen e këngëve të reja dhe është mjaftë atraktiv në sytë e vajzave dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Kida

Ajo goditi me të parën, duke u shndërruar në senzacion.Të gjitha këngët e Kides po shndërrohen në hite dhe imazhi i saj i kuruar deri në detajin e fundit nuk ka se si të kaloj pa u vërejtur, shkruan “Kosovarja”.  Kida është ndër më të kërkuarat në mbrëmje muzikore, që do të thotë se ajo paraqet konkurrencë të fortë për këngëtaret që ishin yje më herët.

Gramoz Aliu

I cili kohëve të fundit ishte ndër më të përfolurit e medias rozë, ka sjell disa bashkëpunime dhe projekte solo, që u shndërruan në hite duke lënë pas kolegët e tij reperë që kanë disa vite karrierë, shkruan “Kosovarja”.

Lindon Berisha

Artisti i ri nga Shkupi u identifikua me të shpejtë, duke e imponuar stilin e tij karakteristik. E aktualizoj në treg Adrian Gaxha, ama pa e menduar që Lindon mund të bëhet konkurrencë për vetë atë, shkruan “Kosovarja”.  Lindoni po qëndron fuqishëm në tregun actual muzikor./Kosovarja/

Shpërndaje në: