Si të bëheni mjeshtër të puthjeve pa shumë përpjekje

Si të bëheni mjeshtër të puthjeve pa shumë përpjekje

Mendoni pak për puthjen tuaj të parë. Ishtë romantike aq sa e mendonit apo e sikletshme? Tani kujtoni pak puthjen tuaj të fundit. Sa ka ndryshuar? Sigurisht që shumë, por e dini që mund të jetë gjithmonë e më mirë?

Ka disa teknika që i çojnë puthjet në tjetër nivel, mjafton thjesht t’i aplikoni dhe për këtë duhet përpjekja minimale nga ana juaj.

1. Merr gjithë kohën që të duhet.
Merre shtruar dhe shijo çdo sekondë. Nëse fiks në ato çaste po mendon për atësitë e tua të të puthurit, e humbe momentin. Mos mendo asgjë, thjesht lërë të rrjedhë pa i shpejtuar gjërat.

Puthjet më të mira janë ato që vijnë në mënyrë relaksuese dhe sensuale.

2. Përdorni sasinë e duhur të presionit
Kujdes me forcën fizike teksa puthni. Mund ta shkatërroni momentin magjik nëse tregoni më shumë forcë seç duhet aq sa partneri mund edhe të lëndohet padashje. Edhe njëherë, merreni shtruar.

3. Gjuhën përdoreni me zgjuarësi
Mos e përdorni më shumë nga ç’duhet, por as mos e kurseni. Lëreni për në momentin kur tensioni mes jush shtohet.

4. Përfshihu me të gjithë trupin në puthje
Puthjet më të mira përfshijnë gjithë trupin, jo thjesht buzët. Teksa puthni është e rëndësishme të përdorni duart, flokët dhe gjithë fytyrën.

5. Krijo një teknikë tënden dhe përshtatu me të
Secili ka mënyrat e veta, por tregoni vëmendje edhe ndaj asaj që po bën partneri. Përgjigjuni duke ju përshtatur mënyrës së tij dhe ndiqni njëri-tjetrin. Njësoj si në kërcim. Mjafton të jeni në harmoni të plotë.

6. Mos e gjyko veten
Sigurisht që gjatë një puthjeje ti nuk do të mendosh për teknika të veçanta, prandaj boll analizove më shumë seç duhet.

7. Fol me partnerin
Komunikimi i hapur do t’ju bëjë të ndiheni më rehat me njëri-tjetrin. Edhe për mënyrën sesi putheni bashkë.

8. Bëj pushime të shkurtra mes puthjeve
Mund të ndaloni për një çast, prekni duart e tij ose fytyrën. Shkëputjet e ëmbla do ta bëjnë edhe më interesante dhe intime puthjen mes jush.

Shpërndaje në: