Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa  më shumë ujë dhe lëngje.

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Shtrenjtimi i rrymës, ZRRE-ja tregon se kur pritet ta marrë vendimin

Ka kaluar afër një muaj që kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritje të tarifave të…

Trump kërkon ekstradimin e menjëhershëm të bosit serb të drogës

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, udhëheqësi gueril kolumbian Giovanny Andrés Rojas , i njohur…

Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në “Interex”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Syla, për vrasjen…

Tifozët e Fenerbahçes i kundërpërgjigjen Partizanit për Betejën e Kosovës: Jeni të gjithë turq

Tensionet mes tifozëve të Fenerbahçes dhe Partizanit të Beogradit janë rindezur pas ngjarjeve të fundit…

Tërbohen serbët, tifozët turq i presin me flamurin e Kosovës, në ndeshjen e Euroligës

Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e…

Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit…

Arrestohen për ryshfet dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj

Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj për ryshfet. Sipas njoftimit nga Policia, të…

Dita e ndeshjes: Drita kërkon përmbysjen në Slloveni

Drita do të luaj ndeshjen e radhës në Evropë, ku përballet me Celjen në udhëtim.…