Si të vishesh kur e ke trupin në formë dardhe?

Si të vishesh kur e ke trupin në formë dardhe?

 

Cilat janë veshjet që e tregojnë trupin tuaj dardhë në formën më të mirë të mundshme?

-Zgjidhni bluza të ngjitura mbas trupit, për të nxjerrë në pah belin tuaj elegant. Tregojeni atë pjesë të trupit për të cilën jeni krenare!

-Vendosni stoli dhe zbukurime rreth qafës. Ato do ta tërheqin vëmendjen nga pjesa e poshtme e trupit, duke u fokusuar lart.

-Vishni pantallona të errëta dhe hidhni një triko sipër bluzës. Ngjyrat e errëta kanë vetinë të zvogëlojnë, ndërsa trikoja do t’ju bëjë të dukeni fine dhe elegante.

-Mbajini fundet e pantallonave të gjera, për të balancuar të pasmet tuaja. Po ashtu, këpucët me majë me funde të gjera pantallonash do t’i bëjnë këmbët tuaja të duken më të gjata.

-Kur vishni fustane, zgjidhni një fustan model A-je, pra i fryrë poshtë. Pjesa e puthitur lart do ta bëjë fare mirë lidhjen me pjesën e poshtme të trupit, duke ngjarë në proporcion.

Shpërndaje në: