Si do të vishesh për Shën Valentin? Ja 10 ide të minutës së fundit
Nëse je si shumica jonë, do të vazhdosh të mendosh përsëri e përsëri dhe nuk do të vendosësh dot se cila është veshja ideale për festën. Kështu që shiko kombinimet e mëposhtme për të krijuar një ide për veshjen romantike të ditës.
Fund treҫerekësh
Fundi treҫerekësh është gjithmonë një veshje klasike që nuk duhet të mungojë në gradërobë. Por një i tillë me pala dhe në ngjyra pastel do të duket bukur jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje nëse ke bërë plan të dalësh me të dashurin. Kombinoje me një palë taka, një bluzë të këndshme ose një t-shirt për t’u dukur me casual.
Xhinse
Nëse do të jesh rehat, por edhe të dukesh bukur, xhinset janë gjithmonë zgjidhje e mirë. Nëse ke vendosur të veshësh atletet apo edhe xhaketën e preferuar, ja një kombinim pranveror me pink dhe blu që do të të tregojë bukur, por edhe të ndihesh rehat.
Elegancë e ëmbël
Pink është ngjyra klasike për Shën Valentinin, por nëse po kërkon diҫka më të butë dhe një stil më romantik, ja cila është. Një fund i hollë e i gjatë pink do të jetë perfekt për një mbrëmje jashtë. Kombinoje me një pulovër të lirshme me ngjyra pastel.
E kuqe e veҫantë
Një tjetër ngjyrë klasike për Shën Valentin është e kuqja. Për të bërë diferencë, zgjidh një të kuqe më speciale, si ngjyra e thellë e verës. Dhe kombinoje me një ngjyrë neutral për të qenë më klasike.
Besoji së zesës
Nëse je ndyshe nga shumica, nuk do vishje kurrë pink apo të kuqe për Shën Valentin, kështu që pse nuk provon të zezën? Do të kesh patjetër të njëjtin sukses, sidomos nëse e kombinon me një xhaketë lëkure të zezë.
Kombino aksesorët
Një tjetër ngjyrë që qëndron bashkë me dashurinë është e purpurt. Nëse do ta kombinosh me veshje neutrale, do të tërheqësh vëmendje. Aksesorë si kapelë, varëse e ҫantë, të shtojnë elegancën nëse i kombinon me pastel.
E këndshme me pink
Nëse do të jesh klasike dhe e ëmbël, zgjedhja është roza. Pink dhe ҫdo detaj tjetër elegant me tone të lehta e të qeta.
Zbulo pak këmbën
Nëse do të dukesh pak më shumë seksi në një ditë speciale, thjeshtë trego pak më shumë këmbën. Por sigurohu të kesh një veshje klasike që ta mbash gjallë misterin në pjesë të tjetra të trupit.
Lulet, gjithmonë sukses
Nëse do që të dukesh pak më argëtuese me veshjen dhe të dalësh nga e zakonshmja, atëherë zgjidh një prej modeleve të preferuara të të gjithëve: lule. Me ngjyra të ndryshme, një veshje e tillë duket bukur në ҫdo stinë.












