Si u bë Messi ankthi i portierëve, sulmuesi që deri tani ka afro 400 gola në La Liga (Video)
Lionel Messi golin e parë me fanellën e Barcelonës e ka shënuar në vitin 2005, ndërsa deri më tani ka shënuar saktësisht 383 gola vetëm në La Liga
Kanë kaluar 14 vite që nga debutimi i Messit me Barcelonën, ndërsa sot sëbashku me Cristiano Ronaldon janë ndoshta sulmuesit më të mirë që ka njohur bota e futbollit, shkruan Periskopi.
Statistikat nuk gënjejnë, ‘Pleshti’ është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës dhe në La Liga.
Argjentinasi deri më tani ka shënuar 383 gola në kampionat, më shumë se Alfredo Di Stefano dhe Telmo Zarra.
Ai ka shënuar në cdo mënyrë të mundshme gola, derisa dobësia e vetme e Messit është këmba e djathtë me të cilën ka realizuar vetëm 57 gola.
Ylli i Barçës madje u mësua edhe si të luante në ajër, atë që më së miri e bën rivali i tij Ronaldo. ‘Pleshti’ golin e parë me kokë e kishte shënuar në vitin 2008 dhe po në verën e këtij viti atij i jepet numri 10, numër të cilin e mbante Ronaldinho më parë.
Kulmin e karrierës Messi e arriti në vitin 2012 kur shënoi rekord, plotë 50 gola vetëm në një sezon të vetëm në La Liga dhe kështu ia theu rekordin e Hugo Sanchez që e kishte prej 38 golave. Edicionin pasues përsëri argjentinasi nuk qëndron keq me gola realizon 46 vetëm në La Liga.
Në sezonin 2011/12 ai gjen mënyrën për të shënuar gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa Messi në këtë aspekt shkon duke u përmirësuar secilën herë e më shumë. Në këtë sezon ka shënuar jo më pak se gjashtë gola nga gjuajtja e lirë që është rekord për të.
Çfardo që do të ndodhë në ndeshjen e fundit të La Liga ku Barcelona e pret Sociedadin në ‘Camp Nou’, ai e ka të sigurte ‘Pichichin’ trofeun e golashënuesit më të mirë në Spanjë. Këtë çmim do ta fitojë për herë të gjashtë, ndërsa edhe ‘Këpuca e Artë’ është pothuajse e tij, pasi Immboile duhet të shënojë gjashtë gola në ndeshjen e tij të fundit Serie A.
Këto çmime individuale thjesht dëshmojnë edhe një herë atë që ne të gjithë e dimë, Messi ishte i destinuar të bëhej superyll që nga fillimi, shumë pak mund të kishin menduar se ai gjithashtu do të bëhej ankthi i portierëve në Spanjë dhe në gjithë botën. /Periskopi/




