Si u bë Mo Salah nga një anësor i thjesht në favorit për ‘Topin e Artë’ (Video)
Nëse dikujt do t’i thoje vitin e kaluar se Salah do ta ndalë dominmin e Messit e Ronaldos ai do të qeshte me ty, por sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithçka mund të ndodhë sa i përket ‘Topit të Artë’
Padyshim që emri më i përfolur në botën e futbollit këtë edicion është ai i Mohmed Salah, i cili po shkëlqen me Liverpoolin, transmeton Periskopi.
Salah e filloi karrierën në Egjipt te skuadra El Mokawloon, dhe gjatë një takimi me U-16 ai qau pas ndeshjes.

Arsyeja ishte sepse kishte humbur pesë raste vetëm me portier.
Talenti i Salah u zbulua në një ndeshje të Egjipt U-20 në Kupën e Botës nga skautët e Baselit dhe më pas në 2012 i bashkohet klubit zvicran për t’u shndërruar më pas në njërin nga lojtarët kyç të skuadrës.

“Kur ai erdhi ishte e qartë se kishte talent të madh. E detyrova në stërvitje që të përmirësonte goditjet në drejtim të portës dhe më pasi filloi të shkëlqente,” ka thënë sulmuesi veteran Alexander Frei.

Më pas forma e lartë e Salah u vërejt nga Chelsea dhe Jose Mourinho e bindi që t’i bashkohej klubit londinez, por aty nuk pati momente të mira.
Pas dështimit te Chelsea egjiptiani huazohet te Fiorentina ku fillon të tregojë se sa vlen.
Fiorentina fitoi me rezultat 2:1 në Torino në gjysmëfinale të Copa Italia me të dy golat e shënuar nga Salah, por goli i parë ishte aq i bukur sikur të realizohej nga Leo Messi.
26-vjeçari në vitin 2015 vendos për Romën me klubin nga kryeqyteti që e blen përfundimisht nga Chelsea.
Në Romë kalon dy vite fantastike duke qenë njëri nga më të mirët te ‘Gjallorosët’.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Kundërshtarëve iu nevojitet një motoçikletë për ta zënë atë,” ka thënë Spalletti.

Në verën e vitit 2017 Salah i bashkohet Liverpoolit në një marrëveshje prej 45 milionë euro.
‘Mbreti’ egjiptian që në sezonin e parë me ‘Të Kuqtë’ arriti të shkëlqente dhe u bë lojtari kryesor i skuadrës nga ‘Anfield’.

Ai deri më tani ka shënuar 31 gola në Premier League dhe 10 në Champions League. Nëse Liverpooli fiton kompeticionin atëherë Salah pritet që të jetë favorit për të fituar ‘Topin e Artë’.
Kujtojmë që Salah ishte vendimtar edhe për Egjiptin pasi goli i tij ia siguroi Kampionatin Botëror i cili do të mbahet këtë verë në Rusi. /Periskopi/



