Si u bë Buffon super-njeri: nga një rebel që merrte drogë, në një portjer legjendar
Goal.com ka bërë një reportazh për portjerin e madh italjan Gigi Buffon, me rastin e pensionimit të tij nga Kombëtarja e Italisë. Në atë reportazh që nderon karrierën e tij dhe tregon detaje nga fillimi i karrierës së këtij portjeri.
Buffon kishte filluar të luante si mesfushor, madje duke qenë njëherë, në moshën 11 vjeçare me ekipin e qytetit të tij, edhe në San Siro. Bashkëlojtar e kishte një tjetër emër të njohur, Cristiano Zanettin. Buffon thotë që e ka goditur edhe shtyllën në atë ndeshje si fëmijë, por Zanetti nuk e mban mend një gjë të tillë, megjithëse thotë që Buffonit duhet t’i besohet – transmeton Periskopi.
Poashtu, përshkruhet karakteri i Buffonit si adoleshent e që nuk ishte aq i përshtatshëm. Buffon kishte nisur të pinte cigare në moshën 14 vjeçare, ndërsa mësohet që ka marrë edhe drogë në atë kohë. Por e mira e tij ishte se vazhdimisht arrinte të mësonte nga gabimet, dhe të mos i përsëriste ato.
Gigi e filloi karrierën në një moshë shumë të re, si 17 vjeçar te skuadra e Parmës. Para kësaj loje, Buffon ishte bërë mjaft me nerva shkaku që do të ndeshej me super-lojtarët e Milanit, si Weah, Boban e Baggio. Por, Maldini dhe Baggio ishin munduar ta qetësonin. Sidoqoftë, paraqitja e tij ishte e jashtëzakonshme – dhe që nga ajo moshë ishte mbajtur si një nga shpresat kryesore të kombëtares.
Buffon i ka bërë 175 ndeshje për Kombëtaren e Italisë, më shumë se çdo lojtar tjetër.
Lexo reporazhin e plotë: http://www.goal.com/story/buffon-goal-50-english/index.html



