Si u bë Messi mbret i gjuajtjeve të lira (Video)

Si u bë Messi mbret i gjuajtjeve të lira (Video)

 

Lionel Messi padyshim është njëri nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira.

Me tre gola të shënuara nga gjuajtja e lirë në tre ndeshjet e fundit në La Liga ylli argjentinas e ka dëshmuar se është mbret i gjuajtjeve të lira, transmeton Periskopi.

Në vitin 2005,  skuadra e Barcelonës realizoi disa seanca të gjuajtjeve të lira me lojtarët nga La Masia ku të gjithëve iu bë nga një video ku secili në fund do të thoshte “mbajeni mend emrin tim”. Në po këto seanca ai shënoi një gol spektakular duke i befasuar të gjithë, në veçanti stafin trajnues.

“Deri në atë moment ai nuk kishe goditur shumë gjuajte të lira në La Masia” ka thënë Roger Giribet, një ish-bashkëlojtar i Messit tek të rinjët e Barcelonës.

“Victor Vasquez, i cili ishte i shkëlqyer me ta majtën e tij i godiste gjuajtjet e lira dhe Juanjo Clausi, Messi pothuajse kurrë nuk i vinte radha për të gjuajtur,”.

Një ish-trajner i vjetër i argjentinasit ka thënë se Messi ka mësuar gjithçka që iu është ofruar dhe se kishte një talent të madh.

“Messi i godiste gjuajtjet e lira ndryshe nga tani nëse i krahasojmë me ato që kishte bërë në La Massia. Është aftësi natyrale që ka për të cilin ka punuar shumë në stërvitje. Ndërsa tani atij po i shërben përvoja të cilën e ka fituar,” përfundoi Benaiges.

Në fakt ishte Diego Maradona ai i cili e bëri Messin që të jetë në nivel tjetër sa i përket gjaujteve të lira. Asistenti i Maradonas, Fernando Signorini e ftoi Messin që pas seancave stërvitore të vazhdonte që t’i praktikonte gjuajtjet e lira. Superylli argjentinas ishte i nervozuar pasi nuk ia doli të shënonte pas disa tentimeve, por “Dora e Zotit” e mësoi më pas atë.

“E pashë Diegon duke ardhur dhe ai tha ‘Messi eja këtu. Ta provojmë përsëri’. Ishte një mësim sikur mësuesi me nxënesin e tij. ‘Vendose topin këtu dhe më dëgjo mua: Mos e largo shumë këmbën nga topi sepse nëse e bën këtë atëherë nuk do ta marrësh atë që do’. Ai pastaj goditi me të majten e tij duke e derguar topin në rrjetë dhe fytyra tij ishte përplotë gëzim,” përfundoi Signorini./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: