“Si vaji në tepsi” – Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut

“Si vaji në tepsi” – Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut

Ish-ministri, Blerim Sallahu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republika e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit Ligjor.

Sipas njoftimit të tij, emërimi është bërë me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa Sallahu theksoi se këtë angazhim e sheh si vazhdim të kontributit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të vendit.

“Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor. Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”. ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: