Si vaji n’tepsi, edhe Blerim Sallahu shpërndahet në listën e VV’së – Nuk arrin vota të bëhet deputet
Teksa numërimit të votave në QNR po i vije fundi, tashmë nuk pritet të ketë shumë ndryshime për kandidatët të cilët do të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjell Periskopi.
Ashtu siç shpërndahet vaji në tepsi, edhe U.D ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është shpërndarë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, por kah fundi. Kjo ka bërë që Sallahu, të mos arrijë të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kur janë numëruar 96% e votave, Blerim Sallahu, ka siguruar 14 mijë vota, apo në vendin e 77 të listës së VV-së.
Ndryshe, Sallahu në punën e tij në Ministrinë e Drejtësisë, mbahet mend për deklaratën e famshme rreth “shpërndarjes së vajit në tepsi”.
Teksa tentonte ta paraqiste qeverinë Kurti si tejet efikase, ai tha se punët po kryhen me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Po ju them këtu me përgjegjësi që niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, thoshte ai. /Periskopi/




