Si vdiq 69 vjeçari në Pishinën e Gërmisë? (VIDEO)

Si vdiq 69 vjeçari në Pishinën e Gërmisë? (VIDEO)

Pishina e Gërmisë u mbyll e gjithë vizitorët u larguan jashtë nga policia.

Kjo ndodhi pasi u lajmërua se një person ka humbur jetën derisa po freskohej në ujë, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për një 69 vjeçar, me inicialet B.K. i cili vdiq rreth orës 14:00.

Ekipi i klanit nuk u lejua të futet brenda.

As punëtorët e pishinës nuk pranuan të flasin, por thanë se sipas informatave, viktima ka pasur probleme me zemrën.

Shpërndaje në: