Siç e do tradita, Muriqi e Demhasaj e pësojnë keq (VIDEO)
Duke u respektuar ‘tradita’ e bashkimit me skuadrën e re, prurjet e reja, Shkëlqim Demhasaj, Mirlind Kryeziu dhe Arijanet Muriqi, kanë kënduar para bashkëlojtarëve, për të krijuar një atmosferë të paharruar në kampin e “Dardanëve”.
Janë futbollistët e Kombëtares ata që kanë shpërndarë videot e lojtarëve në rrjetet sociale, gjatë këndimit të tyre, edhe pse natyrisht, aty vërtetohet më së miri se nuk janë për këtë profesion.
Kosova po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në mëngjesin e sotëm janë nis për Maltë, ku me 17 nëntor zhvillojnë ndeshjen e parafundit, kurse me 20 nëntor do të përballen me Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prurjet e reja të Challandesit janë; Mirlind Kryeziu, Shkëlqim Demhasaj dhe Arijanet Muriqi, derisa të shtunën do të mungojë Mërgim Vojvoda.
Mbrojtësi i djathtë vuan nga disa probleme fizike dhe në kampin e Kosovës shpresojnë që djaloshi nga Skenderaj të jetë gati për ndeshjen e së martës./Periskopi/



