“Siguria Kombëtare po na rrezikohet” – Burim Ramadani pas goditjes nga SHBA: Ditë e zezë për Kosovën
Pas vendimit tronditës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka reaguar ashpër ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, duke e quajtur këtë zhvillim një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të vendit, shkruan Periskopi.
Në një postim në Facebook, Ramadani shpreh shqetësimin e thellë për pasojat e veprimeve të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti:
“Siguria Kombëtare po na rrezikohet!
Ditë e Zezë është kjo ditë kur SHBA pezullon Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit & noterëve të tij.
Krejt e pritur, e dukshme dhe e alarmuar me kohë.
Por, në vesh të kujt?!”



