Sikur binjake, motra e Rita Orës shkëlqen me dukjen

Sikur binjake, motra e Rita Orës shkëlqen me dukjen

Elena Ora është një personazh mjaft i njohur, kjo për faktin se është motra e yllit të muzikës Rita Ora.

Ajo ka ngjashmëri të madhe me motrën e saj më të vogël Ritën, dhe në paraqitjen e fundit ajo duket në formë mjaft të mirë, duke shkëlqyer me paraqitjen.

Elena ka marrë pjesë në eventin “Tings Magazine”, ku kishte zgjedhur të vishej në të zeza, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe bukurinë që e karakterizon.

Kujtojmë që ajo është 31-vjeçare dhe është fëmija i madh në familjen Sahatçiu-Ora.

Shpërndaje në: