Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për shpërthimin në Zubin-Potok
Sulmi me 15 kilogramë eksplozivë në kanalin e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” të premten mbrëma shokoi opinionin.
Mijëra shtëpi në disa komuna të Kosovës mbeten pa furnizim me ujë, teksa u rrezikua edhe rrjeti energjetik, shkruan indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve hetuese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer disa bastisje në orët që lëmë pas.
Tetë persona në veri u arrestuan nën dyshimin se janë të implikuar me rastin.



