Silva mund të kthehet te Milani
“Rinovimi me PSG? Për momentin gjithcka ka ndalur, presim dhjetorin për të parë disa gjëra dhe do të bëjmë vlerësimin tonë me klubin. Nëse PSG nuk do të kualifikohet në Champions League vitin e ardhshëm, atëherë Thiago me siguri nuk do të rinovojë dhe kontrata do të skadojë në qershor të 2017. Merkato? Shumë klube janë interesuar për të. Milani? Nuk është dicka e fshehtë që i ka mbetur në zemër, është shumë i lidhur me skuadrën ashtu si dhe me qytetin e Milanos ku ka kaluar shumë mirë. Këmbëngul të saktësoj se nuk ka patur asnjë kontakt me kuqezinjtë, dhe për momentin ka një kontratë me PSG , por nëse në fund nuk do të rinovojmë gjithcka do të jetë e mundur, edhe rikthimi te Milani. A është e nevojshme që Milani të kualifikohet në Championsin e ardhshëm,. besoj se Milani ka mundësi të mira për t’u rikthyer aty”.
Ishin këto deklaratat e agjentit të Thiago Silvës, me Milanin që i duhet të bëjë mirë këtë sezon në mënyrë që të ripërqafojë një futbollist që i ka bërë tifozët kuqezinj të ëndërrojnë./supersport/



