Simeone – Atletico Madrid, aromë e ndarjes
Diego Simeone ka dhënë sinjalet e para të largimit nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Strategu argjentinas ka thënë se ka dhënë shumë për klubin madrilen.
“Këtu në Atletico kam dhënë gjithçka. Gjithmonë e kam dhënë maksimumin për këtë klub”, deklaroi Simeone për “Mediaset Premium”.
“Të gjithë e dinë, e kam dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.
Inter raportohet të jetë klubi i interesuar për angazhimin e tij.



