Simeone bëhet trajneri më i trofeshëm në historinë e Atleticos
Nën drejtimin e argjentinasit, Atletico Madrid ka pasur disa sezone të mrekullueshme.
Suksesi në Superkupën e Evropës e shndërron Diego Pablo Simeonen trajnerin me më së shumti trofe në historinë e Atletico Madridit.
“El Cholo” siguroi trofeun e shtatë të rëndësishëm në krye të “Los Colchoneros”, duke lënë pas një legjende si Luis Aragones, që në katër vite si trajner i Atleticos kishte fituar gjashtë trofe të ndryshëm.
Para se të ngrinte lart Superkupën e Evropës në kryeqytetin e Estonisë, Talin, Simoene kishte fituar më parë dy herë Ligën e Evropës, një herë Superkupën e Evropës, një herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.
Argjentinasi bëhet trajneri i parë i Atletico Madridit, që fiton një finale kundër Real Madridit në tri kompeticione të ndryshme: Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Evropës.



