Simeone “bombardon” gjyqtarët dhe Barcelonën!

Simeone “bombardon” gjyqtarët dhe Barcelonën!

Në fund të ndeshjes El Cholo nuk është përmbajtur dot duke sulmuar drejtpërdrejtë gjyqtarët e sfidës por edhe skuadrën blaugrana në konferencën për shtyp.

Atletico në fakt u penalizua shumë nga gjyqtari Manzano dhe asistentët e tij në mbrëmjen e të Martës, pasi kishte shumë episode për të cilat Simeone ankohet me të drejtë.

“Gjyqtarët mund të gabojnë, por gabimet e tyre do të mbahen mend, tashmë e kuptoj se përse kemi më shumë shanse në Champions League për të fituar se në La Liga dhe në Kupën e Mbretit”, theksoi trajneri argjentinas.

Deklarata të forta këto të Simeones, të cilit nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si arbitri Manzano ka gjykuar sfidën e zhvilluar në Camp Nou. Irritimi i i 46-vjeçarit ka të bëjë me një episod të minutës së 59-të, kur Griezmann iu anulua një gol për një pozicion jashtë loje inekzistent.

Shpërndaje në: