Simeone tregon skuadrën që nuk do ta drejtojë kurrë
Trajneri i Atleticos i drejton “Los Colchoneros” që prej vitit 2011 dhe që atëherë është kthyer në një nga tekniket më të vlerësuar në futboll.
46-vjeçari tha se për shkak të ndjenjave për Atleticon nuk do të kalonte kurrë te rivalet e Realit. Argjentinasi tha se është ende i ri, dhe ndoshta në të ardhmen mund të drejtojë një tjetër klub spanjollë, por kurrsesi “Los Blancos”.
Strategu argjentinas përflitet për një të ardhme në Seria A, atje ku e presin krahëhapur Inter dhe Juventus.



