Simiq: Muri u rrëzua, tani ta formojmë Asociacionin
Ai ka pohuar, në një deklaratë me shkrim për Tanjug, se deklarimet e “politikanëve shqiptarë për të ndërmarrë hapa të njëanshëm për të rrëzuar murin, shkaktuan zhgënjim dhe frikë në mesin e qytetarëve”.
“Tani sigurisht unë pres që pas gjithë këtyre ngjarjeve Prishtina të tregojë pjekuri dhe të refuzojnë çdo formë të provokimit, për të treguar interes në atë që është e domosdoshme për popullin serb, dhe kjo është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, pohoi Simiq.



