Sinani largohet nga KB Bashkimi
Basketbollisti në fjalë kishte kaluar në këtë sezon te skuadra e “arpagjik’t”, ku u shëndrrua në një lojtar kyq në këtë fillim sezoni.
“Po, do të largohem nga KB Bashkimi. Por në javën që vjen ju tregoj se ku do iki”, raporton Koha.net.
Ai nuk e ka treguar skuadrën e re të tij, por duket se do të jetë një aventurë e re europiane për basketbollistin prishtinas. Sinani përmes një postimi në Facebook ka falënderuar klubin dhe tifozët e KB Bashkimit.
“Dua t’i falënderohem klubit të Bashkimit, tifozëve dhe qytetit të Prizrenit për pritjen e ngrohtë dhe ditët e mrekullueshme që kaluam së bashku. Edhe pse nuk kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Bashkimi më ka mundësuar që të bëjë një hap të madh në karrierën time, të luaj në Evropë. Shpresoj të takohemi sërish në të ardhmen. I juaji, Gazmend Sinani”, ka shkruar ai. /Periskopi.com



