Sindikata e Policisë: Mohimi i rënies së heroit Bunjaku nga gazetari Krstiq, përbën fyerje të rëndë
Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se me shqetësim të vazhdueshëm, ka ndjekur praktikat e fundit të raportimit mediatik dhe publik në lidhje me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sidomos në raste tragjike ose incidente që janë ende nën hetim.
“Së pari, dëshirojmë të theksojmë rastin e Rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në Veri të vendit. Deklarimi i fundit në një medium publik të vendit nga gazetari Branislav Krstiq, që mohon rënien e heroit, është i papranueshëm dhe përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të tij dhe ndaj sakrificës së heroit, rreshterit Afrim Bunjaku”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Sindikata kërkon që, nëse ndonjë zyrtar shfaqet në media pa të drejtë dhe më pas shpallet i pafajshëm, të bëhet demant publik dhe korrekt, me të njëjtin intensitet me të cilin është dhënë lajmi fillestar.
Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të çdo pjesëtari të saj, duke thënë se mbeten të hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat që veprojnë me profesionalizëm dhe objektivitet.
Reagimi i plotë:



