Sindikata e Trainkos: Trenat nuk qarkullojnë deri në lirim të kolegut tonë
Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos ka ndaluar qarkullimin e trenave në gjithë Kosovën pasi është arrestuar makinisti i trenit Prishtinë-Pejë, nga aksidentit ku mbeti e vdekur një vajzë në Klinë.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Haxhi Xhemajli, ka thënë për klankosova.tv se shenjë revolte është duke vazhduar.
“Ne jemi duke vazhduar me këtë ndalesë të qarkullimi të trenave si në shenjë revolte pas arrestimi të kolegut tonë. Ne do të vazhdojmë këtë deri në momentin kur lirohet miku ynë”, th Xhemajli për klankosova.tv.
Ai më tej bëri apel nga Policia dhe Prokuroria që të kenë kujdes kur marrin vendime të tilla të arrestimit pasi tha se duhet të shikojnë ligjet përkatëse.



