Sipas biodinamikës, hëna ndikon në shijen e verës
Nuk ka qenë faji I saj! Janë disa njerëz që mendojnë se hëna mund të ndikoj në shijen e verës, të paktën kështu thonë studiuesit për The Independent.
Kalendari biodinamik është zhvilluar nga Maria Thun dhe përdor pozicionin relativ të hënës dhe të planeteve për të kuptuar se cilat janë ditët më të mira për mjelljen e produkteve. Këtë e bën duke përcaktuar në kalendar se në cilat ditë cikli hënor luan rolë te rrënjët, gjethet, frutat e lulet.
Sipas kësaj teorie, vera duhet pirë në ditët e frutave dhe luleve sepse do të ketë shije më të plotë, ndryshe nga vera që degustohet në ditët e rrënjëve dhe gjetheve. E gjithë kjo varet nga reagimi i verës ndaj lëvizjeve të hënës.
Kjo teori po merret gjithmonë e më tepër seriozisht në botën e verës. Disa prej kantinave më të mëdha, po organizojnë degustime në ditët e ‘mira’ dhe të ‘këqija; për të vërtetuar ndryshimet. Provojeni edhe ju!



