Sipas Google, ky klub nga divizioni i dytë anglez urrehet më shumë se ISIS

Sipas Google, ky klub nga divizioni i dytë anglez urrehet më shumë se ISIS

Leeds United, edhe pse tash e pesëmbëdhjet vjet luan në kategorinë e dytë të futbollit anglez, është ndër ekipet më të njohura në Angli. Sukseset e këtij klubi në vitet 60 dhe 70, i kanë dhënë lavdi të madhe – por, i kanë shtuar edhe një urrejtje të jashtëzakonshme mes tifozëve anglezë, shkruan Periskopi.

Klubi që aktualisht udhëhiqet me mjaft sukses nga Marcelo Bielsa, ka fituar urrejtje të madhe kryesisht shkaku i stilit të lojës në vitet e suksesshme të Don Reviet – brutalitetit dhe cinizmit, lojës tmerrësisht fizike nga e cila mbesnin të lënduar kundërshtarët. Ish kampioni anglez, urrehet madje edhe nga Manchester United – edhe për shkak të tifozëve huliganë.

Sipas Google, urrejtja ndaj ekipit në fjalë është e pranishme edhe në ditët e sotme – dhe e tejkalon madje edhe urrejtjen ndaj grupit terrorist ISIS. 

Shpërndaje në: