Sipas studimeve, ata që shajnë janë më të besueshëm
Natyrisht që sharjet konsiderohen një gjest shumë i ulët, mirëpo njerëzit që përdorin këto shprehje janë më të besueshëm dhe më të ndershëm, sipas një studimi tre pjesësh që ka analizuar sharjet dhe ndershmërinë e individëve në shoqëri.
“Ekziston një lidhje shumë e fuqishme ndërmjet karakterit fetar dhe ndershmërisë ” thotë Gilad Feldman nga Departamenti i Punës dhe Psikologjisë në Universitetin e Mastrihtit, në Holandë, që udhëhoqi një ekip ndërkombëtar qëllimi i të cilëve ishte ta ndanin çështjen ndërmjet betimit dhe ndershmërisë.
Ata së pari studiuan karakterin fetar individual ku u përfshinë 267 individë, duke i kërkuar atyre të raportojnë se si zakonisht ata mallkojnë, të tregonin fjalët e preferuara dhe emocionet që kanë kur ata betohen si (zemërim, siklet, nervozizëm).
Më pas këta individë në një mënyrë të tërthortë u pyetën për ndershmërinë e tyre, ata u anketuan për besueshmërinë, krahas gjërave tjera, duke përdorur Eysenck një version i pyetësorit të personalitetit, model i zhvilluar që nga 1985. Ata që bënin kërkesa të veçanta për shembull që ata gjithmonë bëjnë çfarë thonë janë konsideruar gënjeshtarë.
Edhe në dy studimet e tjera të cilat u bënë duke përfshirë me njërin analizën e 70.000 mijë ndërveprime në media sociale ndërmjet pjesëmarrësve ndërkombëtarë, dhe karakterin fetar në një nivel shoqëror, arritën në këto përfundime
“Ne jemi munduar për të dhënë një përgjigje në lidhje me karakterin fetar dhe ndershmërinë , në tri studimet e bëra në një nivel të individit dhe shoqërisë ne kemi gjetur se sa më shumë që përdoreshin sharjet qonin në nivel më të lartë të ndershmërisë”, thonë hulumtuesit./Periskopi/



