Sir Alex Ferguson përfundon në spital, trajneri legjendar po lufton me jetën (Foto)
Sir Alex Ferguson po lufton për jetën pasi ka përfunduar në spital shkaku që ka pësuar hemorragji të trurit
Trajneri legjendar i Manchester Unitedit iu është nënshtruar një operacioni këtë të shtunë, derisa familja e afërt e tij kërkon privatësi sa i përket kësaj çështje, transmeton Periskopi.
“Sir Alex Ferguson ka pasur një operacion me urgjence sot pasi ka një hemorragji të trurit,” ka thënë një zëdhënës i Manchester United
“Operacioni ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për të optimizuar shërimin e tij. Familja e tij kërkon privatësinë në këtë çështje.”. /Periskopi/




