S’jemi mësuar ta shohim kështu Edi Ramën, pantallonat po i rrinë shumë ngushtë
Fotografia e ditës”, me këtë diçiturë e ka shoqëruar Kryeministri Edi Rama, një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Në të ai shihet i ulur mbi një motor policie, dhe më konkretisht të asaj austriake.
Kjo fotografi është realizuar këtë të mërkurë, teksa ndodhej në Austri, në kuadër të lobimit në favor të çeljes së negociatave për Shqipërinë.
Por ajo që bie në sy është ngushtësia e pantallonave të tij, çka ka bërë që Kryeministri të mos duket shumë këndshëm.
Kjo ka bërë që komentuesit të mos kursejnë komentet ndaj tij, ku njëri i shkruan, “Tamam si kur ke zbrit nga Kamza e po bën foto te sheshi ‘Skënderbej’.
“Atletet të shkojnë më shumë, telefonin mos e mbaj në xhep se të prish vijën e pantallonave, këmishës mbyllja edhe një kopse, dhe pastaj ja prish mendjen edhe francezëve edhe hollandezëve besoj”, shkruan një tjetër. /a.y/noa.al




