S’ka fitues në ‘El Clasico’, Barça vazhdon të jetë e pamposhtur në La Liga (Video)

S’ka fitues në ‘El Clasico’, Barça vazhdon të jetë e pamposhtur në La Liga (Video)

Barcelona dhe Real Madrid kanë luajtur baraz 2:2 në ‘Camp Nou’

‘El Classico’ numër 238 përfundoi baraz, ndërsa Barcelona ishte me një lojtar më pak nga minuta e 45-të pasi me karton të kuq ishte ndëshkura Sergi Roberto, transmeton Periskopi.

Ndeshja filloi mirë për vendasit që shënuan me anë të Suarezit në minutën e 10′, por Ronaldo u kundërpërgjigjë pas katër minutave duke barazuar rezultatin në 1:1.

Edhe në pjesën e dytë Barça e nisi më mirë takimin edhe pse me një lojtar më pak në fushë kaloi në epërsi me golin e bukur të Leo Messit.

Gareth Bale në minutën e 73-të me një eurgol barazoi shifrat për herë të dytë në këtë takim.

Pas kësaj ndeshje Barcelona është skuadra e vetme në La Liga që nuk ka pësuar humbje pas 36 ndeshjeve ka 26 fitore dhe 10 barazime. /Periskopi/



Shpërndaje në: