S’ka që e ndal Akilin, arrin në finale të Abu Dhabit

S’ka që e ndal Akilin, arrin në finale të Abu Dhabit

Akil Gjakova e ka mposhtur xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, të dielën në mëngjes duke arritur në gjysmëfinale të turneut të xhudos Abu Dhabi, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Akili ishte dukshëm më i mirë që prej fillimit dhe me meritë e mundi uzbekun në çerekfinale në kategorinë -73 kilogramë.

Në gjysmëfinale, kosovari do të ndeshet me rusin Musa Mogushkov.

 

Shpërndaje në: