S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

Kombëtarja e Brazilit ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars.

Ata do të përballen me kombëtaret si Kroacia dhe Franca, ndeshje këto që shihen si parapërgaditje për Botërorin që zhvillohet në verë.

Selektori i 5-herë kampionëve të botës, Carlo Ancelotti ka publikuar edhe listën e të ftuarve për këto ndeshje.

Flitej edhe për një rikthim të yllit të Santosit, Neymar Jr por që nuk u ftua nga Ancelotti.

Brazili luan ndeshjen fillimisht ndaj Francës më 26 mars, ndërsa me Kroacinë më datën 1 prill.

Shpërndaje në: