S’ka Ronaldo, s’ka Bale, s’ka problem për Real Madridin
Madrilenët dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke shënuar një fitore të lehtë.
Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje në minutat 14 dhe 25. Mesfushori James e çoi rezultatin në 0-3 duke dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 29.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy golam ku për madrilenët shënoi Asensio në minutën e 60, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Pena, në minutën e 72-të.
Real Madridi tani prin në tabelë me 59 pikë, dy më shumë se vendi i dytë ku gjendet, Barcelona.



