S’ka tren Pejë-Prishtinë sot, gurët rrëshqasin dhe e bllokojnë hekurudhën
Trainkos ka njoftuar se sot nuk do të ketë qarkullim të linjës së trenit Klinë – Prishtinë dhe relacioni Pejë – Prishtinë – Pejë, si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve.
“Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit te Lëvizjes së trenave”,thuhet në njoftim
”Treni Pejë – Prishtinë -Pejë nuk do të qarkulloj deri në njoftimin e radhës!”, tha Trainkos.



