“S’kam fjalë për ta përshkruar paraqitjen e Karius, atij do t’i shkatërrohet karriera” (Video)
Portieri legjendar Olivier Kahn ka folur për paraqitjen horrorr të Loris Karius
Loris Karius dje përjetoi natën më të keqe në futboll, ishte shkaktari kryesor pse Liverpooli nuk arriti të merrte diçka më shumë në finale, raporton Periskopi.
Olivier Kahn, fitues i Ligës së Kampionëve me Bayernin në vitin 2001 ka thënë se ajo paraqitje mund edhe t’ia shkatërrojë karrierën Kariusit.
“Unë s’kam fjalë për ta përshkuar këtë,” ka thënë Kahn.
“Nuk mbaj mend që dikush ka përjetuar diçka më brutale nga pikëpamja e portierit se sa Karius në këtë finale.
“Një mbrëmje si kjo mund t’ia shkatërrojë edhe karrierën,”. /Periskopi/




