Skandal: Beqir Kalludra trimërohet, kërcënon një qytetar në Facebook (Foto)
Një qytetari i ka shkuar një mesazh kërcënues nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra, në llogarinë e tij në Facebook.
Mesazhin e tij e ka publikuar Vlorian Molliqaj. Molliqaj është aktivist i Vetëvendosjes dhe vëllai i deputetit Dardan Molliqaj.
Kalludra, në mesazhin që ia ka dërguar e ka paralajmëruar që të mos flasë për të, pas një komenti që qytetari i panjohur ia kishte bërë në Facebook.
“Kujdesu për veten tënde. Nuk je i detyruem me i lexue fjalët e mia çka shkruaj unë, se mund të kemi probleme pastaj unë dhe ti”, ka qenë mesazhi i Kalludrës për Molliqajn, shkruan Periskopi.
“Ky është kërcënimi që gjyqtari Beqir Kalludra ia drejtoi një qytetari i cili i komentoi në një postim duke e akuzuar atë që është i ndikuar politikisht. Kalludra është gjyqtari që dënoi aktivistët tanë me mbi 21 vite burg dhe tash po tenton t’i dënoj edhe deputetët. Si mund të vendos drejtësi një person i cili kërcënon secilin që i komenton në statuse?!”, ka shkruar Kalludra.
Ky mesazh kërcënimi nga Kalludra, vjen pas përplasjes së Vetëvendosjes me të lidhur me vendimin e tij ndaj katër aktivistëve të VV-së, të cilët i ka dënuar me 21 vite burg.
Kalludra po ashtu është duke gjykuar edhe katër deputetët e Vetëvendosjes, dy prej të cilëve (Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi), mbahen në paraburgim. /Periskopi/




