Skandal, FSHF nuk di ku luajnë lojtarët e kombëtares (Foto)
Deri këtu gjërat janë mëse normale, por skandalin e vërtet e ka bërë FSHF që ka shpërndarë një listë për gazetarët në të cilin ka gafa qesharake, shkruan Albeu.com.
Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vendin tonë, ende nuk e di ku luajë futbollistët që ka grumbulluar, teksa i ka paraqitur në listën e shpërndarë për mediat me ish-skuadrat.
Addren Llullaku është paraqitur sikur luan ende me Gaz Metan, teksa në fakt ai ka ndryshuar ekip duke u transferuar nga janari te kampionët e Kazakistanit, Astana. Dhe Armando Sadiku me Jahmir Hykën kanë pasur të njëjtin fat. I pari është është paraqitur si futbollist i Zyrih, kur në fakt tashmë aktivizohet te Lugano që drejtohet nga Trammezani, ndërkohë që Hyka ende luan në Zvicër sipas kësaj liste, raporton Albeu.
Ndërkohë FSHF e ka korrigjuar gabimin në faqen e saj zyrtare online duke i paraqitur në mënyrë korrekte skuadrat në të cilat aktivizohen.




