Skandal: Mbi 3 mijë euro gjyqtares dhe prokurores për të fituar rastin (VIDEO)
Kristjan Leka akuzohej për tre vepra penale mes të cilave, vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Gazetarët kanë denoncuar se si nëpërmjet një sekseri kanë dhënë 2 mijë euro për gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe 1500 euro për prokuroren Ermira Tafani që të mos bënte apelim të çështjes.
Skandali u publikua nga TV-Klan, që i përket sektorit të drejtësisë ku janë të përfshirë sekseserë, gjyqtarë e prokurorë.
Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.



