Skandal: Mësuesja turpëron në Facebook fëmijët që s’e mësuan vjershën (Foto)

Skandal: Mësuesja turpëron në Facebook fëmijët që s’e mësuan vjershën (Foto)

Kjo mësuese ka postuar fytyrat e të gjithë fëmijëve në rrjetin social “Facebook”, të cilët nuk kanë mësuar vjershën që ajo i ka obliguar ta mësojnë.

Në Kosovë, vazhdimisht shfaqen raste të ndryshme, ku mësuesit ndëshkojnë nxënësit, dhe siç duket, ky veprim i ulët nga mësuesja e shkollës fillore – duke i turpëruar fëmijët në një rrjet social – është një metodë e re e ndëshkimit.

Përndryshe, Gazeta Express mëson se ky nuk është rasti i parë që kjo mësuese ka përdorur “metoda” të tilla.

Të paktën në një rast tjetër, në vitin 2016, në një grup me prindër, i ka “kërcënuar” prindërit se do ua postojë fotot e fëmijëve në Facebook nëse ata “nuk ua largojnë morrat”.

dy_1486416642-9126897

nxenesit-1_1486416261-6938499

Shpërndaje në: