Skandal në Angli: Portieri i skuadrës së njohur bën përshëndetje naziste

Skandal në Angli: Portieri i skuadrës së njohur bën përshëndetje naziste

Portieri i Crystal Palace, Wayne Hennessey ka mohuar se ka bërë përshëndetje naziste gjatë darkës me bashkëlojtarët e tij. 

Uellsiani u fotografua me krahun e djathtë në ajër në një foto të postuar në Instagram nga mesfushori i Palace, Max Meyer, i cili është gjerman, transmeton Periskopi.

Fotoja është bërë pas ndeshje së fituar nga Grimsby, në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Wayne Hennessey is pictured in an Instagram story which has since expired

Mirëpo, 31 vjeçari ka bërë një postim në Twitter duke shpjeguar se nuk ishte qëllimi i tij të bënte një gjest të nazistëve.

Ai ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë. Siç pretendon Hennessey, ai ngriti dorën për t’i thënë shokut të tij të skuadrës të mos bënte foto. /Periskopi

Shpërndaje në: