SKANDAL: Zbulohet se kampionët e futbollit dhe basketbollit e marrin të njëjtën kupë që kushton më pak se një top origjinal (Foto)
Sporti në Kosovë vazhdon të jetë i skandalizuar e kjo mund të konfirmohet edhe nga një zbulim i fundit.
‘Final 8’ i Kupës së Kosovës në basketboll këtë edicion do të mbahet në Rahovec, ndërsa fillon më 27 shkurt dhe përfundon më 2 mars. Organizatorët e këtij ‘Final 8’ e kanë zbuluar edhe trofeun që do t’i dorëzohet ekipit fitues.
Trofeu është identik me atë që iu dorëzua Dritës sezonin e kaluar, që u shpall kampion i Superligës së Kosovës. Dhe jo vetëm, trofeu i njëjtë iu dha edhe Sigal Prishtinës asokohe sezonin e kaluar kur fitoi Kupën në basketboll, raporton Periskopi.

Kupa e Dritës 2017/2018

Kupa që do jepet në ‘Final 8’ të basketbollit
Merret vesh se trofeu kushton 170 euro dhe është blerë në njërin nga lokalet e pajisjeve sportive në Fushë Kosovë, pavarësisht që tashmë Federatat i kanë të plotësuara të gjitha kushtet e nevojshme.
Sidoqoftë Federatat respektive duhet të kenë shumë kujdes në dhënien e trofeve, pasi që të gjitha vendet e botës trofetë janë unik dhe lloje të ngjajshme nuk mund të gjenden askund. /Periskopi/



