Skandali me mishin brazilian: Reagon kompania “Apetit sh.p.k”, i quan të pavërteta lajmet në media

Skandali me mishin brazilian: Reagon kompania “Apetit sh.p.k”, i quan të pavërteta lajmet në media

Dje gjatë ditës është raportuar për një skandal ky dyshohet se kompania e mishit në Kosovë “Apetit shp.p.k” po importon mish nga Brazili dhe po e shet në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës”. Dje pronari i kompanisë në një deklaratë për Periskopin mohoi raportinet se kompania e tyre është e përfshirë në këtë skandal. Ndërsa sot “Apetit sh.p.k” dolën me një komunikatë për medie, shkruan Periskopi.

Kompania e mishit përmes komunikatës i ka quajtur “të pavërteta dhe tendencioze” raportimet për skandalin me mishin brazilian. Ndërsa sa i përket raportimit të mediave shqiptare thonë se janë dakorduar që të eksportojnë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores së tyre.

E ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një deklaratë eksluzive për Periskopin ka thënë se Inspektori i AUV-it, Qenan Maxhuni, tashmë është në komision disiplinor përderisa ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj kompanisë “Apetit Group” nëse vërtetohet se ka bërë një gjë të tillë.

“Para një ore u njoftova për rastin. Momentalisht jemi duke marrë të gjitha veprimet se cila është e vërteta pa paragjykuar rezultatet finale. Inspektori i cili përmendet në këtë proces momentalisht është në komision disiplinor dhe kompania në rast se vërtetohet se ka bërë një gjë të tillë, do të bart pasojat penale, deklaroi ministri Peci për Periskopin.

Në fund, Peci tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore për rastin në fjalë.

Shpërndaje në: