Skandali seksual ‘Valbuena’, Benzema shkon në gjyq
Tashmë video-skandali pritet të shkojë në gjyq ku i pandehuri Karim Benzema akuzohet se kryente shantazh ndaj Valbuenas i cili ishte pjesë e këtij regjistrimi, shkruan “Marca”.
Por ky rast nuk përfundon me kaq pasi me kërkesë të prokurorisë Djibril Cissé do të përfundojë në gjykim pasi nuk ka dhënë dëshmi të vërtetë.
Në transkriptimet, që kanë rrjedhur prej zyrave të Prokurorisë, zbulohen bisedat mes futbollistit të Realit të Madridit dhe një shoku të fëmijërisë, gjatë të cilave Benzema rrëfen se po mundohet të bindë sulmuesin e Lionit që të paguajë, shkruan Syri.net.
Në këtë mënyrë, videoja erotike e Mathieu Valbuenës nuk do të dalë në publik. Kjo telefonatë e bërë nga 3 shantazhuesit është regjistruar, mes të cilave edhe 20 minutat e bëra në 6 tetor 2015./ albeu.com/



