Skandaloze: E thotë fjalën e ndaluar LIVE në emision (VIDEO)
Katie Price la shikuesit të shokuar të mërkurën kur përdori fjalën e ndaluar “n***” e që përdoret si term përçmues për njerëzit me ngjyrë.
Ajo po diskutonte abuzimin online që i bëhet djalit të saj 14 vjeçar Harveyt kur e tha këtë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Në emisionin “Këtë Mëngjes” të ITV-së, për ta diskutuar peticionin për dënime më të rënda për njerëzit që ngacmojnë online.
“A nuk është mjaftueshëm e rëndë që ta quash djalin tim një z**** të zi e të verbër, a nuk është ky abuzim?”, tha ajo.
Fjala “n****” është e ndaluar pavarësisht kontekstit, dhe mbetet të shihet nëse do të merren masa ndaj personalitetit të famshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=-iA9YdgRpVs



