Skandaloze: Kryetari i Komunës paralajmëron kurdisjen e ndeshjes!
Kryebashkiaku i Kamzëz, Xhelal Mziu ka paralajmëruar se do të kurdiset ndeshja Teuta-Laçi
“Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste, të vendosin fitoren e Teutës”.
I ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Fair-Play” në “News 24”, drejtuar nga Enkeleida Zeko, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka thelluar akuzat.
“Teuta do të fitojë kundër Laçit javën e ardhshme”.
“Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste, të vendosin fitoren e Teutës”, – u shpreh Mziu për ndeshjen e radhës, Teuta-Laçi.



