“Skenderajn e shohin xhungëll”, Musliu-Haxhiut për deputetët e VV-së: A t’i qes jashtë unë a ti?

“Skenderajn e shohin xhungëll”, Musliu-Haxhiut për deputetët e VV-së: A t’i qes jashtë unë a ti?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përgjatë pyetjes parlamentare drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha u pengua nga deputetët e pozitës teksa çështja ishte rreth mosfunksionimit të semaforit në qendër të Skenderajt.

Musliu tha se kjo çështje është qesharake për disa deputetë, pasi siç tha ajo ‘ata e shohin Skenderajn si xhungëll’.

Kjo deklaratë e saj nxiti reagime nga pozita, por deputetja Musliu iu kundërpërgjigj.

“Kryetare a po mban disiplinë, a po i qes unë jashtë, a po i qet ti?”, vazhdoi Musliu, duke iu drejtuar kryeparlamentares.

“Nëse ta merr mendja provo”, ia ktheu Haxhiu.

Shpërndaje në: