Skiatorja për pak sa nuk gëlltitet nga arusha që e ndiqte pas (Video)

Skiatorja për pak sa nuk gëlltitet nga arusha që e ndiqte pas (Video)

Një video që qarkullon në rrjete sociale shfaq rrezikun e madh në të cilin ishte një vajzë që skijonte me snoubord.

Ajo e mori vesh që një arushë e kishte ndjekur pas, vetëm pasi që pa xhirimin të cilin e kishte bërë përderisa skijonte.

Xhirimi ishte bërë në një destinacion skijimi në Japoni.

Vajza skijon fare e qetë dhe këndon këngën “Work” të Rihannas, e pavetëdijshme për rrezikun që e kanos prapa vetes.

Por, fatmirësisht ajo fillon të lëvizë mbi borë me snoubordin e saj në kohën kur arusha fillon ta ndjek dhe shumë shpejt ik larg nga ajo. /Periskopi/

Shpërndaje në: