Skuadra e njohur e Superligës në bojkot, shkak pagesat për lojtarët
Klubet e futbollit në Kosovë vazhdojnë që të përballen me probleme të mëdha financiare.
Futbollistët e skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës janë futur sot në bojkot për shkak të pagave, bëjnë me dije burime të sigurta të Insporti.com panë klubit prishtinas.
Lojtarët e Flamurtarit i kanë bojkotuar stërvitjet pasi që klubi u ka mbetur dy paga borxh.
Ndryshe, Flamurtari e nisi për mrekulli këtë edicion ndërkohë që në xhirot e fundit kishte luhatje.
Flamurtari në ndeshjen e fundit humbi në Prishtinë nga Drita e Gjilanit me rezultat 1:0.
Ky ekip ndodhet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara.



